75 Mall Live Search
20:51 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / OSH

Drejtori Salihu vizitoi bizneset përfituese të pajisjeve të punës në projektin mes Komunës dhe BSCK-së

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Vigan Salihu ka vizituar sot gjatë ditës disa prej bizneseve përfituese të projektit “Aftësi dhe shkathtësi të buta për ndërmarrësi dhe marketing digjital”.

Ky projekt është realizuar nga memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe organizatës BSCK, ku bizneset e vogla kanë përfituar pajisje pune në sektorët: gastronomi, autolarje, zdrukthtari, mobileri, pastiqeri, rrobaqepësi, parukeri etj.

Në këtë projekt 14 bizneset përfituese janë kompenzuar në formë të subvencionimit për mbulimin e shpenzimeve të blerjes së pajisjeve për zgjerimin e veprimtarisë afariste.

Drejtori Salihu i ka uruar bizneset përfituese dhe ju ka dëshiruar punë të mbarë në zhvillimin e afarizmit të tyre, duke ju siguruar që mbështetja nga ana e Komunës do të jetë e vazhdueshme.