Kriza e çmimeve, Abdixhiku kërkon të reduktohet akciza dhe TVSH-ja e derivateve

Kreu i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reflektoj lidhur me krizën e çmimeve për derivatet, shkruan IndeksOnline.
Ai kërkoi që të reduktohet akciza e derivative dhe TVSH-ja e naftës.
Abdixhiku tha se një gjë të tillë e ka bërë dje edhe Qeveria e Kosovës. Kreu I LDK-së shtoi se këtë e kishte kërkuar më mars por kishte hasur në vesh të shurdhët nga ana e Qeverisë.
Postimi:
Me qëllim të lehtësimit të përballueshmërisë për qytetarët më të pasur evropian, Qeveria gjermane nga 1 qershori i këtij viti ka reduktuar akcizën dhe barrën tatimore në naftë për 35 cent. Efektet e rënies së çmimeve u panë dy ditë më pas; dje dhe sot përkatësisht.
Në vendin më të varfër evropian ndërsa, Qeveria e Kosovës vazhdon të injorojë krizën e përballueshmërisë së qytetarëve tanë. Çmimet e naftës vazhdojnë të mbesin të larta, e si pasojë dhe të dhjetra produkteve bazike në Kosovë.
E kishim propozuar më 7 mars, plot tre muaj më parë, reduktimin e TVSH-së e të akcizës në naftë, për të njëjtat efekte që shihen në Gjermani sot. Ishim injoruar me arsyetimin se kriza është e njëjtë nëpër Evropë. E njëjtë është kjo krizë – natyrisht – por masat që kanë ndërmarrë e po ndërmarrin qeveritë evropiane janë të ndryshme. Asnjëra nga to nuk vështron për të mosvepruar si kjo e Kosovës.
Për ta thënë të njëjtën gjë sërish tre muaj më pas:
Të reduktohet akciza në derivate.
Të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike.