Gjykata merr vendim për serbin e arrestuar dje në Istog

Caslav Joliq u nis mëngjesin e djeshëm në Istog për të nxjerrë një dokument personal në qendrën e regjistrimit.
Por, shtypja e numrit të tij personal i doli “dardhë me bisht”.
Serbi nga Gurrakoci i Istogut ishte në kërkim nga Interpoli, për çka sistemi e nxori në pah. Pak minuta iu deshën patrolës së policëve civilë për të ardhur në vendin e ngjarjes ku edhe iu vënë prangat.
Për këtë rast raportoi Indeksonline ekskluzivisht.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Caslav Joliq i dyshuar për shkak të veprës penale penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative ë Jugosllavisë (KP i RSFJ), lidhur me nenin 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe po ashtu e penalizuar me nenin 144 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Të pandehurit J.C paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.