Zbulohen mbi 90 kg drogë, Sveçla: Do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal

Mbi 90 kilogramë drogë janë zbuluar nga autoritetet policore në një qytet të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Sapo u zbuluan mbi 90 kg drogë e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona. Shqetësimi juaj për përhapjen e përdorimit të llojeve të ndryshme të drogave, sidomos nga fëmijët është thirrje për institucionet që të punojnë dhe luftojnë pakompromis grupet kriminale.
Kjo është vazhdimësi e angazhimit tonë të përbashkët në luftën kundër narkotikëve që po zhvillohet me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës” ka thënë Sveçla.
Ministri ka falenderuar gjithashtu zyrtarët e nagazhuar për të zbuluar këtë sasi të drogës.
“Mirënjohje për të gjithë zyrtarët e angazhuar maksimalisht në këtë drejtim, për të shkatërruar grupet kriminale dhe për të bërë vendin tonë të sigurt për të gjithë.”
Ai madje ka edhe një porosi për grupet që po kultivojnë dhe trafikojnë drogë.
“Porosia është e qartë: Nuk do të bëjmë asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë. Atë do të bëjmë çdo ditë dhe në çdo cep të Kosovës!”