75 Mall Live Search
23:30 / E Premte, 03 Qershor 2022 / MSH

Holanda i jep leksion Belgjikës

Një tjetër përballje luksi ishte edhe ajo mes dy vendeve Belgjikë e Holandë.

Tulipanët u treguan të pamëshirshëm ndaj komshinjve të tyre duke u dhënë një goditje të fortë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin A4.

Sa i përket golave për Holandën u realizuan nga Bergwijn 40′, Depay 51′, Dumfries 62′, dhe përsëri Depay 66′.

Ndërkohë, Batshuay shënoi golin e nderit në minutat shtesë.