Ukraina heton akuzat për dhunë seksuale nga ushtarët rusë

Policia ukrainase ka hapur16 hetime penale mbi akuzat për dhunë seksuale nga ushtarët rusë kundër civilëve.
Sipas mediave të huaja, Ukraina, aleatët e saj ndërkombëtarë dhe zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë hetuar për krime të mundshme lufte, përfshirë dhunën seksuale, në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj 100 ditë më parë.
Moska nga ana tjetwr nga mohuar kryerjen e krimeve të luftës ose shënjestrimin e civilëve gjatë një lufte që ka vrarë mijëra njerëz dhe ka detyruar miliona njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, të largohen nga atdheu i tyre.
“Sa i përket dhunës seksuale kundër popullatës civile, kjo është një temë shumë e vështirë”, tha zëvendësministrja, Kateryna Pavlichenko në një konferencë.