Ndahen Shakira dhe Pique, shkak tradhëtia!

Këngëtarja me famë botërore, Shakira, dhe partneri i saj, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, kanë njoftuar për fundin e lidhjes së tyre.
Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku, përcjell KosovaPress.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruante në njoftimin e Shakiras.
Çifti ishte së bashku që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimeve të videoklipit për këngën e saj të Kampionatit Botëror “Waka Waka” në vitin 2010.
Dyshja akoma nuk kanë vendosur lidhur me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, gjë që mund të paraqesë problem pasi ata asnjëherë nuk u kurorëzuan.