Rama: Në rrugën e Bashkimit me Evropën
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në takimet më përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian për rezultatet bindëse të Shqipërisë në rrugën drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, të gjithë njëzëri konfirmuan progresin mbresëlënës dhe optimizëm për çeljen e negociatave.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një album të titulluar “Në rrugën e Bashkimit me Europën” .
“Dje gjatë takimeve me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian, për rezultatet bindëse të Shqipërisë në rrugën drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Familjen e Europës së Bashkuar, ku të gjithë njëzëri konfirmuan progresin mbresëlënës dhe u shprehën më optimistë se asnjëherë më parë për çeljen e negociatave në kohën e përcaktuar si objektiv nga qeveria shqiptare”, shprehet kryeministri Rama.