Lampard: Chelsea nuk do të ketë frikë, ky është kundërshtari ideal
Chelsea barazoi kundër Atletico Madridit me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kjo do të thotë se në short mund të kenë rivalë të fortë si Barcelona dhe Paris SG, por edhe Besiktas, kundërshtari që uron ish-mesfushori i Chelsea, “legjenda” e klubit Frank Lampard.
“Unë mendoj se në terma të përgjithshëm Chelsea bëri një punë të mirë në fazën me grupe, përfshin edhe ndeshjen me Atletico Madrid, ku duhet të fitonin, por e panë veten në disatantazh si pasojë e një gabimi. Më pas skuadra reagoi por arriti të shënojë vetëm një gol edhe pse pati disa mundësi, – tha Lampard. – Chelsea nuk duhet të ketë frikë nga shorti. Uroj që të hënën të vendoset se ata do të luajnë kundër Besiktas.”
“Patjetër që Chelsea më duket gati edhe për t’u përballur me skuadrat më të mira të Europës, por le të themi se do të ishte më mirë që të ndesheshin në çerekfinale apo gjysmëfinale, sepse për të fituar Champions duhet të jesh në gjendje t’i mposhtësh të gjithë. Kjo është arsyeja përse mendoj se Besiktas do të ishte kundërshtari ideal në 1/8-t e finaleve,” – tha Lampard.
Shorti për fazën tjetër do të hedhet më datën 11 dhjetor (e hënë)./IndeksOnline/