75 Mall Live Search
19:36 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Osmani uron presidentin e ri të Shqipërisë: Do t’i thellojmë raportet vëllazërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar postin e ri Bajram Begajt, i cili u zgjodh sot president i Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se së bashku do të punojnë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojnë edhe më tej.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.

Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shkroi ajo./IndeksOnline/