75 Mall Live Search
22:14 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Tiranë, detajet e para

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Mësohet se viktima është 50 vjeç dhe kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët kanë parë të shtrirë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë me dije.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.