Tentoi të udhëtojë me pasaportë të huaj, arrestohet kosovari

Një kosovar është arrestuar mëngjesin e djeshëm në aeroportin “Adem Jashari” pasi i njëjti tentoi të udhëtojë me pasaportë të një tjetër personi.
Sipas policisë pasaporta në fjalë është konfiskuar.
Në anën tjetër, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.