Ministra, drejtorë, kryetarë, deputetë, ambasadorë… Në tribuna për t’i dhënë zemër Kosovës

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë – Greqi në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për të parë ndeshjen nga afër, atje ndodhen kryetari i Prishtinës Përparim Rama, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, tashmë anëtari i ri i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së Sylejman Selimi, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, kryetari i FFK-së Agim Ademi, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ministri i Financave Hekuran Murati, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.
Më poshtë pamjet nga fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka.





