75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / MSH

“UÇK, Thaçi” protestojnë veteranët e OVL UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke protestuar përpara Kuvendit të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate ka thënë se janë mbledhur për të protestuar kundër mohimit të sakrificës dhe luftës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, sidomos ato për pagë minimale.

“Meqënëse sot mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po don që ti heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo. U vendos që të protestohet kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Deputetët e zgjedhur të popullit duhet t’u shërbejnë interesave të atyre që i sollën në ulëset e Kuvednit” ka thënë përpara protestuesve Faton Klinaku.

Përgjatë protestës së shoqëruar me flamuj të UÇK-së dhe atë kombëtar, pati edhe thirrje për UÇK-më dhe ish-komandatin, Hashim Thaçin. i cili po gjykohet nga dhomat e specializuara në Hagë.