Kosova dhe Polonia me linjë ajrore Prishtinë-Varshavë

Kosova dhe Polonia do të kenë linjë direkte fluturimi Varshavë-Prishtinë-Varshavë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) `Adem Jashari`, ka njoftuar se sot në ora 11:30 në terminalin i VIP, ANP ‘Adem Jashari’ do të mbahet ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë, raporton RTKlive.
“Në këtë event do të jenë të pranishëm: Szymon Szynkowski, Ministria e Punëve të Jashtme RP, Sekretar i Shtetit për Evropën, Komunitetin Polak Jashtë vendit, Diplomacinë Publike dhe Kulturore, nga Patryk Blaszczak nga Ministria e Punëve të Jashtme, Pawel Wieleba nga Ministria e Punëve të Jashtme, Domenik Lagowski nga Ministria e Punëve të Jashtme, Wojciech Tycinski ambasadori i Polonisë në Shkup, Piotr Wysocki, Konsull i Republikës së Polonisë, Lidia Jolanta nga Lot Polish Airlines, Kreshnik Ahmeti Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimi i Hapësirës dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës dhe nga Menaxhmenti i lartë i ANP “Adem Jashari”,
Ndryshe Polonia është në grupin e shteteve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, më 26 shkurt 2008, por ende nuk ka hapur ambasadë në Prishtinë.