Policia përdor gazin lotsjellës për të shpërndarë veteranët protestues (Video/foto)

Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës për të penguar futjen e veteranëve te luftës brenda objektit të Kuvendit në shenjë revolte për heqjen e kësaj kategorie nga lidhja me pagën minimale, transmeton IndeksOnline.
Protestuesit kishin kaluar kordonin e parë të vendosur nga policia ndërsa është ballafaquar me njësinë speciale në hyrje të objektit e cila është detyruar të përdor edhe gazin lotsjellës për të parandaluar futjen e tyre brenda në Kuvend.
Policia ka rritur numrin e forcave të saj përreth ndërtesës së Kuvendit dhe të Qeverisë.

Deri më tani nuk ka informacion për ndonjë protestues të lënduar./IndeksOnline/
