75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mogherini e shqetësuar për vendimin e Trumpit

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka shprehur shqetësimin e saj të madh në lidhje me vendimin e presidentit amerikan.

“Aspiratat e të dyja palëve duhet të përmbushen dhe një rrugë duhet të gjendet përmes negociatave për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqytetin e ardhshëm të të dyja shteteve”, ka thënë Mogherini, transmeton Indeksonline.

Ajo shtoi se BE është e shqetësuar me këtë vendim, duke përmendur edhe pasojat që mund të ketë në perspektivën e paqes./Indeksonline/