Istogasi që po shkëlqen në futbollin suedez

Arian Kabashi po kalon në top formë këtë edicion në futbollin suedez. Futbollisti me prejardhje nga Gurrakoci i Istogut ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim për Dalkurd në ndeshjen ndaj Orgrytes.
25 vjeçari ka zgjuar interesin e shumë skuadrave me formën që po tregon. Kabashi në të kaluarën i kishte shënuar gol skuadrës se të rinjve të Real Madridit në Ligën e Kampionëve për të rinjë./Indeksonline/