75 Mall Live Search
21:54 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / AR

​Kosova u rikthehet stërvitjeve para ndeshjes me Irlandën e Veriut

Humbja e Kosovës nga Greqia në “Fadil Vokrri” të dielën ka lënë shije të hidhur tek tifozët dhe të gjitha adhuruesit e futbollit kosovarë.

“Dardantë” u mposhtën me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje ku u dhanë edhe dy kartonë të kuq për të përzgjedhurit e Alain Giresse, raporton KosovaPress.

Sfida e radhës është ajo kundër Irlandës së Veriut me 9 qershor dhe zhvillohet po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri:” në Prishtinë.

Përgatitjet për këtë ndeshje do të nisin nesër më datë 7 qershor me stërvitjen e radhës e cila zhvillohet në orën 10:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas dy ndeshjeve, Kosova ka 3 pikë në grup dhe renditet në vendin e dytë, kurse Irlanda e Veriut është e katërta me një pikë.