75 Mall Live Search
17:41 / E Martë, 07 Qershor 2022 / k.v

Reagon Kawa Group, Valon Vataj e quan lajm tendencioz lajmin me titull “Merr një leje ndërtimi kompania që kishte paguar Përparim Ramën për projektimin e lagjes te Liqeni i Badovcit”

Drejtori i Kompanisë “Kawa Group”, Valon Vataj ka reaguar në lidhje më lajmin tendencioz të portalit Periskopi me titullin “Merr një leje ndërtimi kompania që kishte paguar Përparim Ramën për projektimin e lagjes te Liqeni i Badovcit”

Vataj ka deklaruar se ky lajm është shpifës dhe tejet tendencioz.

“Ju informoj që Kawa Group që nga muaji prill i 2015 në vazhdimësi është pajisur me leje ndërtimore nga KK e Prishtinës dhe si e tillë është njëra ndër Kompanitë që ka sjell inovacione në fushën e ndërtimit duke instaluar një standard të ri në ndërtimin e njësiveë të banimit në në Prishtinë.”

Lideri i Kawa Group,Valon Vataj vazhdoi duke mos e mohuar shoqërinë dhe raportet e mira që ka me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, por tha që ky raport asnjëherë nuk ka ndikuar në benifite dhe interesa personal të tij.

“Shkrimet e tilla janë tendencioze dhe nuk i bëjnë mirë këtij vendi pas që dëshmitë e dhëna flasin të kundërtën, sepse lejet nga Kawa Group janë marrë edhe para se të vijë në pushtet Përparim Rama.

Lajmi rreth lejes për të cilën është bërë lajm dhe e kanë postuar mediat në ballinë, po iu informoj se është lëshuar me aktvendim të datës 01 prill 2021 dhe vendim të datës 26 janar 2022.

Kawa Group qëndron në idenë se në vazhdimësi do të sjell projekte të reja jo vetëm në Prishtinë por në tëre Kosovës, duke iu përmbajtur rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi.”, deklaroi Vataj i cili shtoi se kompania e tij e ndërtimit në vazhdimësi do të sjell projekte pozitive për banim.