75 Mall Live Search
21:40 / E Martë, 07 Qershor 2022 / AR

Kanye West ndahet nga e dashura e tij më e re

Kanye West i pafat në dashuri.

Pas ndarjes me Kim Kardashian, ai nisi lidhje dashurie me modelen Chaney Jones, transmeton Indeksonline.

Dyshja gjatë këtyre muajve u panë bashkë dhe mendohej se janë duke kaluar në lidhje serioze.

Sipas TMZ, ata u ndanë menjëherë pasi u kthyen nga pushimi në Japoni.

Lajmi për ndarje erdhi pasi Kanye u pa në kinema me tjetër femër./Indeksonline/