75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / k.v

Sulmoi policët civil, arrestohet dileri i drogës në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës në rroba civile, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.7 gramë.

Zyrtarët policor për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12 e 30 minuta në rrugën “Taulantia në kryeqytet./IndeksOnline/