75 Mall Live Search
14:27 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / C E

Zyrtare: Modric vazhdon kontratën me Real Madridin

Ashtu siç pritej, Luka Modric do të luajë edhe një vit në Real Madrid.

Mesfushori kroat e ka vazhduar sot kontratën me “Los Blancos”.

Klubi madrilen e ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes uebfaqes zyrtare dhe nëpërmjet faqeve të tij në rrjetet sociale.

Kështu, nënkampioni i botës me Kroacinë do të jetë pjesë e klubit nga “Santiago Bernabeu” së paku deri më 30 qershor të vitit 2023.

Ai luan qe një kohë të gjatë në Madrid dhe ka fituar gjithçka të mundshme me “Mbretërit” e Spanjës.

Në sezonin që sapo përfundoi, Modric u shpall kampion i Spanjës dhe i Evropës me Realin.

Ai e ka fituar edhe Topin e Artë dhe është mesfushori më i mirë në botë në dekadën e fundit.