75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / A. M.

Policia në Mitrovicën e Jugut realizon tri urdhëresa të Gjykatës

Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut,  kanë  realizuar  tri urdhëresa ndaj tre  personave për të cilët kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.

Mbi bazën e urdhëresave  aktive, në tri lokacione të ndryshme janë realizuar urdhëresat me ç’ rast personat e dyshuar që ishin në kërkim me urdhëresa janë shoqëruar  në Gjykatën kompetente.

Tre të dyshuarit, pas përmbushjes së obligimeve ndaj Gjykatës të njëjtit janë liruar.