“HAJDE SHQIPE”, këngëtari kurd e bën shqiponjën në duetin me Encën

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Kalle” titullohet kënga të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarin kurd, Navid Zardi, shrkuan Indeksonline.
Për tekstin në gjuhën kurde është kujdesur Zardi ndërsa për tekstin në gjuhën shqipe është kujdesur Enca dhe Muma.
Në këtë këngë të cilën Enca e paralajmëroi si hit, dëgjohet duhet thënë një fjalë në gjuhën kurde ndërsa edhe Navid dëgjohet duke thënë në shqip “HAJDE SHQIPE” madje edhe duke bërë shqiponjën me duar./Indeksonline/