75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Reperi amerikan rrezikon të dënohet me 25 vite burgim pasi abuzoi seksualisht me vajza të mitura

R.Kelly është duke u akuzuar për abuzimin e disa vajzave të mitura.

Për këtë veprim, prokurori amerikan, ka kërkuar që R.Kelly të dënohet më shumë se 25 vite burg, transmeton Indeksonline.

Sipas Reuters, ai ka abuzuar me pozitën e tij si këngëtar dhe se ka dhunuar seksualisht vajzat e reja.

Lidhur me këtë ngjarje, avokati i Kelly, Jennifer Bonjean tha se dënimi me burg prej më pak se 14 vite do të mjaftonte, sepse rol të rëndësishëm ka edhe personaliteti i Kelly-t

Vendimi përfundimtar për fatin e tij do të mirret me 29 qershor./Indeksonline/