Përmbytje nga reshjet e dendura, këngëtarja e famshme anulon koncertin

Këngëtarja e njohur amerikane, Halsey, ka anuluar koncertin e saj në Maryland pas përmbytjeve me reshje shiu.
Krijuesja e hitit “Without Me” nga moti i lig nuk mundi të argëtonte fansat, transmeton Indeksonline.
Në Twitter janë publikuar disa pamje ku shihen rrugët e vërshuara nga reshjet e shiut.
Halsey paralajmëroi fansat se do të ketë sërish një koncert nga ajo.
“Po kthehem zemërthyer në shtëpi dhe dua të di që secili nga ju ka arritur shëndoshë e mirë në shtëpitë e juaja. Do të shihemi sërish së shpejti. Ju dua më shumë se çdo gjë”, tha ajo./Indeksonline/