75 Mall Live Search
17:52 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / LB

Deputeti i VV-së proklamon tri ndryshime të mëdha në dialogun me Serbinë gjatë Qeverisë Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se gjatë qeverisjes së Albin Kurti kanë ndodhur tri ndryshime të mëdha në dialogun me Serbinë.

Rrustemi ndër të tjera ka përmendur se nga njohja në fund të procedit tek njohja në qendër të marrëveshjes.

“Nga thirrjet për të ndryshuar kushtetutën në ato për respektimin e kushtetutës; – Nga synimet për territor të Kosovës në kërkesa për të blerë qymyr të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Rrustemi.

Kujtojmë se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është përgjigj negativisht presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për këmbim të energjisë elektrike me linjit të Kosovës./Indeksonline/