75 Mall Live Search
21:49 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Ermir Lenjani ndryshon skuadër, prezantohet para fotografisë së Erdoganit

Ylli i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani është bërë me skuadër të re.

Kamenicasi sot është prezantuar në Turqi te Ümraniyespor.

Kjo skuadër do të luajë në Superligën Turke sezonin e ardhshëm dhe Lenjani ka bërë edhe një hap të rëndësishëm në karrierë.

32 vjeçari kosovar së fundit ishte pjesë e Grasshopers në Zvicër.

Prezantimi i tij është bërë nga presidenti i skuadrës, ndërsa në prapavijë shihet presidenti Erdogan në foto./Indeksonline/