Kurti krenar me paraqitjen e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti është shprehur tëjet entuziast pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut.
Kurti mbërriti në stadium pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, teksa e ka ndjekur tërë lojën me shumë emocione.
Ai tha se kombëtarës i nevojitet një stadium më i madh se ky aktuali, për shkak se përkrahja e tifozëve është e jashtëzakonshme.
“Loja e sotme ka treguar që Kosova ka një ekip të jashtëzakonshëm dhe se nuk duhet të interesohet vetëm për pjesëmarrje por për më shumë” tha kryeministri Kurti.
Ai u pyet se cilin futbollist e pati më favorit, por që Kurti tha se të gjithë ishin të shkëlqyeshëm dhe se ekipi nuk ka qenë asnjëherë më i mirë.
“Nuk dua ta veçoj asnjërin [futbollist]. Kurrë nuk ka qenë ekipi më i mirë se sonte” shtoi ai.