75 Mall Live Search
23:58 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Ambasadori amerikan dhe britanez bashkë me Kosovën, edhe në stadium!

Në mesin e mijëra shikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte ishin edhe emra të shumtë nga kasta politike e shtetit.

Ndër ta ishin edhe dy ambasadorë shumë të dashur për Kosovën, ai i Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier dhe ai i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Me plot entuziazëm, ata ndoqën ndeshjen deri në fund dhe iu gëzuan triumfit të kombëtarës kosovare.

Madje, ambasadori amerikan Hovenier, tashmë e ka bërë traditë pjesëmarrjen në ndeshjet futbollistike të kombëtares së Kosovës.

Këtë përkrahje ai e shfaqi më së miri duke veshur edhe fanelën e Kosovës.

Përveç dy ambasadorëve, në stadium ishte prezent edhe kryeministri Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ish-Presidentja Atifete Jahjaga, e shumë emra të tjerë./Indeksonline/