Prishtinës i largohet ylli i skuadrës: Çdo fillim e ka një fund!

Prishtina po kalon nëpër një krizë financiare, dhe për pasojë ka humbur edhe Endrit Krasniqi.
Ylli i Superligës ka njoftuar largimin nga skuadra e kryeqytetit.

Njoftimi i plotë i Endrit Krasniqit:
Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bart fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit.
Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën.
Prishtina dhe tifozët e veçantë “Plisat” do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi sē shpejti në një ambient të ri…