75 Mall Live Search
16:14 / E Premte, 10 Qershor 2022 / MSH

Kurti: Vizita e Scholz ishte historike!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot nikoqir i kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili vizitoi për herë të parë Kosovën që nga marrja e detyrës si kancelar.

Në një takim të shoqëruar nga kabinetet e të dy palëve, u bisedua mbi marrëdhëniet mes dy shteteve, për të cilat u dakorduan që duhen thelluar.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur për vizitën e Scholz në Kosovë, duke thënë se kjo ishte një vizitë historike.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë” u shpreh Kurti.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media.

Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.

Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz.