75 Mall Live Search
17:40 / E Premte, 10 Qershor 2022 / MSH

Rita Ora shfaqet unike në fotot e saj të fundit

Artistja shqiptare, Rita Ora, është goxha aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka postuar disa imazhe ku mbi to duket se jep lajmërimin se po merret me projekte të reja muzikore.

Bukuroshja 31 vjeçare kishte veshur një triko me mëngë të gjera me ngjyrë bezhë.

Flokët e saj bionde ishin të mbledhura në formë të çrregullt duke i lënë disa fije të lëshuara të cilat i binin përpara në fytyrë.

Rita kishte përdorur një grim mjaft të lehtë dhe dukej shumë natyrale.

“Sot ishte shumë qejf. Në të vërtetë kam diçka në dorë, e gjeni dot se çfarë është?” shkroi ajo krahas fotografive.

Ndjekësit e komentuan shumë artisten, duke u përpjekur të gjejnë se çfarë po kurdis Ora, dhe një pjesë e madhe kanë aluduar se bëhet fjalë për projekte të reja muzikore./IndeksOnline/