75 Mall Live Search
22:40 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / C E

Liga e Kombeve komplet “X”, nuk fiton askush nga të fortët

Kanë përfunduar katër ndeshje të Ligës A në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të gjitha ndeshjet e zhvilluara në këtë kategori kanë përfunduar me rezultat të barabartë, shkruan Indeksonline.

Ndeshja më interesante u zhvillua në “Molineux Stadium” në mes të Anglisë dhe Italisë e cila përfundoi pa gola.

Në Budapest u zhvillua ndeshja në mes të Hungarisë dhe Gjermanisë e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Për vendasit shënoi Nagy në minutën e gjashtë derisa për gjermanët realizoi Hofmann në minutën e nëntë.

Në grupin 3 të Ligës A kryeson Italia me 5 pikë, Hungaria e dyta me 4 pikë, 3 pikë i ka Gjermaia në vendin e tretë derisa Anglia mbetet me dy pikë.

Në dy ndeshjet tjera, Holanda barazoi 2-2 me Poloninë derisa Walsi barazoi 1-1 me Belgjikën. /IndeksOnline/