Ja çfarë e pyet Kurti-Osmanin lidhur me gazin lotsjellës (Foto)
Përgjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, deputeti i LDK-së, Naser Osmani ka deklaruar lidhur me sulmin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Pas përfundimit të deklaratës së Osmanit, i cili deklaroi se nuk e di kush e ka hedhur gazin lotsjellës dhe që ekzistojnë xhirimet e kamerave, po vazhdon pyetja nga të akuzuarit.
Osmani i cili në Polici citohet të ketë thënë se ishte pikërisht deputeti Albin Kurti ai cili kishte hedhur gazin lotsjellës është pyetur nga ky i fundit nëse ata kanë sulmuar personalisht deputetët.
“A ju kemi sulmuar ne juve personalisht? A ke kërku ndihmë mjekësore?”, janë pyetjet e drejtuara nga Kurti tek Osmani, raporton Indeksonline.
Me këtë rast Osmani është përgjigjur se jo, as nuk janë sulmuar personalisht dhe as nuk ka kërkuar ndihmë tek mjeku.
Seanca gjyqësore është duke vazhduar përderisa disa nga dëshmitarët që parashihej të ishin në sallë, nuk gjenden aty./Indeksonline/