Pejë, vetura humb kontrollin, hyn në xhami

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën “General Wesley Clark” në Pejë, ku një veturë është përplasur në xhaminë “Mesxhidi i Madh”.
Tre persona dyshohet se janë lënduar nga ky aksident, deri tek i cili ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin, raporton Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet policore, të cilët kanë ekzaminuar incidentin.
Aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, gjithashtu.
Indeksonline ju sjell pamje.


