Arrestohen dy 17 vjeçarë, sulmuan viktimën 40 vjeçare

Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm ka ndodhur një përleshje në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, ku lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima H.A, 40 vjeçar.
Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndimet trupore nga dy persona, të cilët kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
“I lënduari pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, pas punës hetimore, policia ka rënë në gjurmët të dyshuarve E.Sh dhe Sh.N, të dy 17 vjeçarë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, janë ndaluar për 24 orë.
Rasti është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.