I fotografohen të pasmet, polemika në Finlandë për foton e kryeministres

Një foto e të pasmeve të kryeministres së Finlandës, Sana Marin ka nxitur një valë reagimesh në media. 36-vjeçarja është fotografuar teksa shtynte karrocën e vajzës së saj.
Sipas mediave të huaja, Këshilli Medias në vend (JSN) ka marrë një ankesë në lidhje me publikimin e kësaj fotoje nga revista finlandeze Seiska.
Fotoja u publikua javën e kaluar dhe shumë finlandez e cilësuan foton si seksiste.

Nga ana tjetër presidenti i JSN, Iro Hivonine tha në një deklaratë se është depozituar një ankesë në lidhje me këtë foto dhe do të merret parasysh deri në fund të qershorit.
JSN është një organ mbikëqyrës i krijuar nga media e shkruar dhe gazetarët.
Ankesa në JSN mund të bëhet nga çdo qytetar që mendon se ka pasur shkelje të praktikës së drejtë gazetareske në media.
Në të njëjtën kohë, drejtori i revistës Seiska mbrojti zgjedhjen për të publikuar foton. Ankesa është dorëzuar në këshillin finlandez të medias nga një person, identiteti i të cilit nuk dihet, duke u thirrur në respektimin e dinjitetit njerëzor dhe mbrojtjen e privatësisë.
Ndërsa vetë kryeminsitrja finlandese nuk ka reaguar ende në lidhje me foton. Sanna Marin së fundmi ka postuar në llogarinë e saj në Instagram foto ku shihet teksa luan basketboll.
Ajo e shoqëron fotot me shprehjen: “E mposhta koronavirusin”.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që një foto e kryeministres finlandeze ngall reagime.
Edhe në vitin 2020 Sana Marin ka qënë në qendër të vëmendjes kur ajo pozoi për revistën Trendi më një xhaketë të hapur.