Rrahje mes disa personave në Novobërdë, ishin nën ndikimin e alkoolit

Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike në fshatin Strazhë të Novobërdës.
Sipas policisë, të dyshuarti e përfshirë në sherr kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Rasti ka nodhur mbrëmë rreth orës 23:45.
“Si pasojë, lëndime të lehta kanë pësuar dy viktima meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, personat e tjerë të përfshirë në sherr janë larguar nga vendi i ngjarjes.