75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / B O

Rënia e Djovokocit, nuk është më i parë në botë, ja rënditja e re

Renditja botërore e ATP -së e shkarkon serbin Novak Djokovic nga pozita e liderit. Tenisti rus, Daniil Medvedev është i pari në ATP rënditje, për herë të katërt në karrierën e tij.

Gjermani Alexander Zverev, i rikuperuar nga dëmtimi i rëndë i kyçit të këmbës që pësoi në Roland Garros, ka arritur suksesin më të madh në karrierë duke u rënditur i dyti, shkruan Indeksonline.

Djokovic që nga shkurti i vitit 2020 kishte vetëm dy javë që humbi pozitën e të parin në rënditje, tani ka rënë në pozitën e tretë të ATP-së.

Rafael Nadal mbetet në vendin e katërt, duke u ngritur për vetëm një pozitë pas suksesit në “Roland Garos”.

Britaniku Andy Murray pas pestë vitesh ka arritur për herë të parë në top 50-she, duke u rënditur tani i 47-ti në botë./Indeksonline/