75 Mall Live Search
20:35 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / LB

Reagon Haradinaj: Të gjithë qytetarët, brenda një sistemi energjetik

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me marrëveshjen që pritet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë për rrymën në veri të Kosovës, të paralajmëruar nga udhëheqësi i palës kosovare në dialog, Besnik Bislimi.

Haradinaj thotë se gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë brenda një sistemi energjetik. Ai shton se ia ka siguruar Kosovës pavarësinë energjetike vite më parë, pasi në kohën kur ishte kryeministër kishte arritur të lidhë me marrëveshje për lidhje të sistemit energjetik me Shqipërinë dhe ndarjen nga Serbia.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Ë GJITHË QYTETARËT, BRENDA NJË SISTEMI ENERGJETIK

Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut.

Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta.

Prandaj, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë.

Për këto arsye, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por edhe me kosto të papërballueshme. Çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike!