75 Mall Live Search
21:02 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

Ceremonia madhështore e Suharekës për Ditën e Çlirimit

Sot në Komunën e Suharekës me një sërë aktivitetesh u shënua Dita e Çlirimit. Në nder të kësaj kryetari Bali Muharremaj kishte organizuar ceremoni madhështore.

Aktivitetet kanë filluar qysh në ora 10:00 ku u bënë homazhe te parku i dëshmorëve, përmendoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata, përmendorja e dëshmorit Kenan Halimi, përmendorja e Viktimave Civile, te shtatorja dhe varri i Ukë Bytyçit në Semetisht, pllaka përkujtimore e gazetarëve gjermanë në Qafë të Duhlës dhe varrezet e dëshmorëve në Grejçevc.

Nga ora 12:00 u mbajt akademia solemne te Palestra Sportive “13 Qershori” për të vazhduar më pas nga ora 18:30 deri në 19:00 defileu i veteranëve të UÇK-së, nga komuna deri te sheshi i qytetit.

Në fund nga ora 19:00 deri në 20:30 u mbajt koncerti festiv te sheshi i qytetit./Indeksonline/