75 Mall Live Search
21:41 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

Babai vrau djalin, pamje nga vendi i ngjarjes në Podujevë

Edon Ismajli është vrarë nga babai i vet, Naim Ismajli sot rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Deri më tani besohet se prona është shkaku që çoi deri në vrasje, raporton Indeksonline.

RTK ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa shihen ekipet e Policisë.

Ndryshe, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”/Indeksonline/