Vrasja e rëndë në Podujevë, Policia jep detaje të tjera

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera për vrasjen e djeshme në fshatin Peran të Podujevës. Naim Ismajli ka vrarë djalin e tij Edonin me armë zjarri.
Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, raporton Indeksonline.
“VRASJE E RËNDË /Fsh. Peran, Podujevë 13.06.2022-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”.