75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 14 Qershor 2022 / B O

Komisioni për Siguri viziton pikën kufitare në Bërnjakë, Bajqinovci jep detaje

Komisioni parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak.

Mefail Bajqinovci ka thënë se sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm dhe se Qeveria Kurti po e shtrinë atë në tërë territorin e shtetit.

“Sot vizituam pikën kufitare në Bërnjak.
Unë edhe më herët i kam vizituar institucionet e sigurisë në këtë regjion, në cilësinë e deputetit.
Mirëpo, sot këtë vizitë e realizuam si anëtarë të Komisionit parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sovraniteti i shtetit tonë është i pacënueshëm dhe ne punojmë pareshtur për ta ruajtur atë!
Si komision u interesuam edhe për kushtet e punës, por edhe për situatën e sigurisë!
Qeveria dhe institucionet tona të sigurisë janë duke e shtrirë sovranitetin cep më cep në tërë territorin e Republikës së Kosovës” shkruan Bajqinovci në njoftim.