Tre hitet e verës që po vijnë, nga yjet e estradës

Ende pa nisur mirë sezona verore, këngëtarët e estradës shqiptare kanë lansuar disa nga këngët e tyre. Por, ky duket vetëm fillimi i lansimeve të hiteve muzikore.
Indeksonline merr vesh se janë “gatuar” disa hite të cilat pritet të lansohen në ditët në vijim.
Noizy e Loredana gjatë kësaj jave do të lansojnë projektin e tyre në duet.
Ermal Fejzullahu ka dhënë një paralajmërim të vogël, por bëhet fjalë për një projekt të madh. Kënga është në përfundim e sipër dhe po pritet të jetë hit veror.
Edhe Azet ka gati një projekt që pritet të dhezë. “Katile” quhet kënga e re e reperit kosovar që jeton në Gjermani./Indeksonline/