“Dua të të bëj të lumtur”, çfarë po paralajmëron Ronela Hajati

Ronela Hajati do të publikojë ditën e nesërme (15 Qershor) në orën 17:00 këngën e saj të re, e cila do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur Mato Lale.
Dyshja e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë publikuar dhe një pjesë të këngës që do të titullohet “Papi Chulo”.
Dua te te bej te lumtur sezoni 4 fillon te merkuren me 15 ne ora 17:00 !! Ju dua” shkruhet në postim, duke përdorur si frazë emrin e programit që moderatorja Arbana Osmani ka drejtuar për tre sezone, “Dua të të bëj të lumtur”, por në fakt kjo këngë nuk është se ka lidhje me emiosionin e moderatores.
Ky është bashkëpunimi i dytë i Ronelës dhe Matos. I pari titullohet “Gips” dhe Ronela e publikoi këtë këngë pak përpara paraqitjes së saj në Eurovision.