75 Mall Live Search
18:08 / E Martë, 14 Qershor 2022 / OSH

Në Departamentin e Shtetit diskutohet për korrupsionin, Kica-Xhelili pjesëmarrëse nga Kosova

Programi i vizitorëve ndërkombëtarë përmes Twitter ka njoftuar se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.

Në diskutimin që u mbajt në Departamentin e Shtetit pjesëmarrës kishte edhe nga Kosova. E pranishme ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili.

“Lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Së fundmi, pjesëmarrësit e #IVLP nga Kosova, Austria, Lituania, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Letonia dhe Shqipëria u takuan me @statedept zyrtarët për të diskutuar mbi strategjitë dhe përpjekjet kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/