Si t’u përgjigjesh pyetjeve si ‘Sa e do rrogën?’ ose ‘Sa paguheshe te puna tjetër?

Të gënjesh? Të thuash të vërtetën? Të mos thuash asgjë fare? Pra, si të përgjigjesh në intervistën e punës kur të pyesin për pretendimet e tua për pagën ose sa paguheshe te puna e mëparshme.
Duke treguar rrogën e mëparshme, punëmarrësi yt i ardhshëm vendos një standard dhe të ofron një rrogë të përafërt me ç’fitoje më parë. Në vend që të përgjigjesh, pyet “Sa buxhet keni lënë mënjanë për pozicionin” apo “Sa është intervali i pagës për këtë pozicion në kompaninë tuaj?” E mira e të mirave do të ishte të përgjigjeshit me “Do të doja të kuptoja në përshtatem mirë me pozicionin para se të diskutojmë pagesën.”
Punëmarrësi i ardhshëm s’ka pse ta dijë sa paguheshe më parë. Ata kanë vendosur tashmë një buxhet, e dinë pagën e tregut dhe e dinë ç’aftësi dhe ç’përvojë u duhet për të punësuar dikë. Kjo pyetje, dhe rrjedhimisht përgjigjja, thjesht i vendos ata në një pozicion pushteti.
Në një tjetër këndvështrim, Suzy Welch, autore librash në manaxhim dhe gazetare, thotë se një marrëdhënie pune duhet të nisë patjetër me sinqeritet dhe vërtetësi. Sipas saj, duhen ndjekur dy hapa për t’iu përgjigjur pyetjes. Si fillim, duhet të dish vlerën tënde. “Tregohuni të zgjuar dhe hulumtoni. Gjeni me përafërsi sa mund të jetë paga e punës për të cilën po aplikoni dhe informohuni për sa vlejnë aftësitë tuaja në tregun e punës,” thotë Welch.
Më pas bëhuni avokati i vetes. Shpjegoni sa doni të paguheni në pozicionin e ri dhe pse meritoni të paguheni aq. Ose në të kundërt, shpjegoni pse jeni të gatshëm të paguheni më pak, në rast se iu ofrohen mundësi për rritje në detyrë e pozitë. Nëse punëdhënësi përpiqet të luajë lojëra në këtë pjesë të intervistës, merreni si shenjë jo fort pozitive.